Skip to content
Të Gjitha

Ministria e Shëndetësisë heq kufizimet për hapjen e transportit ndërqytetas, nga nesër nisin lëvizjet për në Shkodër e Korçë

· 2 min lexim

Shoqata Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” se Ministria e Shëndetësisë ka hequr kufizimet për hapjen e transportit ndërqytetas.

Nisur që nga dita e nesërme do të rinisë transporti ndërurban në Shkodër dhe Korçë.

Aktiviteti do të kryhet në bazë të protokolleve të sigurisë për shkak të COVID-19.

Shoqata e Transportit publik kundërshtoi dy ditë më parë për të nisur punë ditën ehënë.

Kjo pasi kryeministri Edi Rama nuk ka plotësuar kërkesat e tyre, për të cilat kanë protestuar disa herë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në protestat e Shoqatës së Transportit, ka patur edhe disa shoqërime në polici, pasi kryeministri Rama i ndaloi tubimet për shkak të situatës në të cilën ndodhemi nga Covid-19.

KËRKESAT QË KA PARASHTRUAR SHOQATA E TRANSPORTIT

Heqjen e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik;

2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100% për naftën pasi është lënda jonë e parë;

Subvencionimin e 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka një mjet;

4.Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0 % për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e sektorit të turizimit 6% pasi dhe transporti është një nga hallkat e tij;

Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020;

Të merren masa urgjente nga strukturat kompetente shtetërore,  për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale, të cilat  kanë vazhduar pa ndërprerje aktivitetin e paligjshëm!