Skip to content
Të Gjitha

Vrau dhe varrosi të bijën në oborrin e shtëpisë, dhunohet brutalisht në qeli Aleko Petro

· 1 min lexim

Vrasja makabër e Anxhelina Petros nga babai i saj dhe varrosja në oborrin e shtëpisë, shokoi mbarë opinionin publik shqiptar dhe grek.

Autori i krimit të tmerrshëm, Aleko Petro, është dhunuar në qelinë e burgut.

Mësohet se 52-vjeçvari, emri i vërtetë i të cilit ka qenë Bardhyl Guri, është rrahur brutalisht nga të burgosurit dhe për shkak të plagëve të rënda është dërguar në spital.

Lajmin për dhunën e ushtruar ndaj Petros e ka dhënë avokati i tij.

Aleko Petro ndodhet në burgun e Koridhalos, ku po qëndron gjatë gjykimit të tij për vrasjen e së bijës, të cilën e pranoi ditën që u arrestua.