Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndërkohë që studentët e kanë zhvendosur protestën brenda fakulteteve, duke bllokuar auditorët.
Në një postim në Instagram, Braçe e quan gjithë sa po ndodh tashmë në auditore, dhunë.
“Dhunë e vjetër sa dy partitë-njëra e stërvjetër dhe tjetra e kthyer e vjetër shume shumë shpejt, ushtarët e të cilëve kanë shpërthyer në dhune brenda shkollave. Dhuna nuk ka lidhje me shkollën, madje nuk ka lidhje as me procesin mësimor”- shkruan Braçe.
Ai u bën thirrje studentëve të heqin dorë nga dhuna dhe të hapen shkollat për ata që duan mesim.
Reagimi i Erion Braçes