Skip to content
Të Gjitha

Protesta në fakultete/ Braçe ‘u ngre zërin’ studentëve: “Hapni shkollat”

· 1 min lexim

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndërkohë që studentët e kanë zhvendosur protestën brenda fakulteteve, duke bllokuar auditorët.

Në një postim në Instagram, Braçe e quan gjithë sa po ndodh tashmë në auditore, dhunë.

“Dhunë e vjetër sa dy partitë-njëra e stërvjetër dhe tjetra e kthyer e vjetër shume shumë shpejt, ushtarët e të cilëve kanë shpërthyer në dhune brenda shkollave. Dhuna nuk ka lidhje me shkollën, madje nuk ka lidhje as me procesin mësimor”- shkruan Braçe.

Ai u bën thirrje studentëve të heqin dorë nga dhuna dhe të hapen shkollat për ata që duan mesim.

Reagimi i Erion Braçes