Skip to content
Të Gjitha

Grabitet një pikë kredidhënie në Korçë, autori kërcënon me thikë punonjësit

· 1 min lexim

Një pikë kredidhënie është grabitur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lagjen nr.7 ku në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie.

Një person i paidentifikuar ka hyrë brenda, i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.