Avokati Altin Goxhaj është gjobitur me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë avokati, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe gjobën e vënë nga Policia e Shtetit më datën 15 maj.
Ai sot është paraqitur pranë komisariatit numër 1, për të ankimuar pikërisht këtë gjobë të paligjshme.
Goxhaj thekson se do të detyrojë qeverinë që të dëmshpërblejë qytetarët e dëmtuar.
“Sot më datë 15:05.2020 në orën 12:35 konstatuan shtetasin Altin Enver Goxhaj duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bënte thirrje për grumbullim njerëzish.
Kur u shoqërua në ambientet e Komisariatit nuk kishte autorizim”, thuhet ndër të tjera në gjobën e vënë nga Policia.
Reagimi i Altin Goxhajt:
Nga Avokati Altin Goxhaj, një ndër themeluesit e Koalicioni Për Shqipërinë Keq puna..
U shty për nesër Komisioni i Gjobës 50 milionë lekë.. Më duket morën urdhër nga lart (rrezik direkt nga Kryeministria) për ta anulluar fare gjobën se e kuptuan që unë s’isha PESHKU por PESHKATARI.
Siç ju kam premtuar prej fillimit të Majit kur filluam HAPJEN E SHQIPËRISË ME PROTESTA QYTETARE: 1 HAP PRAPA NE => 1 HAP PARA ATA 1 HAP PARA NE => 1 HAP PRAPA ATA,
Ne do t’i nxjerrim të gjitha masat kundër lirisë së protestës dhe kundër çdo lirie, krejtësisht të pavlefshme, nul dhe do detyrojmë shtetin të dëmshpërblejë qytetarët e ndëshkuar ndërsa autorët e Diktaturës para bankës së të akuzuarve duke u konfiskuar çdo pasuri!
#JoDiktatures #HAPIMSHQIPERINE
https://www.facebook.com/TVPopulli.info/posts/10208107576324857