Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Delvinë.
Një 24-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk është bërë me dije ka tentuar të vetëhelmohet me helm dhelprash dhe është hedhur nga dritarja.
E reja është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që mësohet se fatkeqësisht nga helmi dhe hedhja ka humbur fëmijën.
Edhe vetë 24-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të renë në një akt të tillë.