Mbrëmjen e sotme dy përfaqësuesit e partive më të mëdha opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë qenë në studio televizive të ndryshme, përkatësisht në “Opinion” dhe “Çim Peka Live”.
Siç duke, kryedemokrati ka telefonuar kreun e LSI, e cila ishte ende në intervistë por nuk ka nguruar t’i përgjigjet thirrjes së Bashës.
Pa asnjë lloj kompleksi, Kryemadhi ngriti telefonin dhe tha: “Jam te Çim Peka, jemi LIVE” dhe më pas e mbylli telefonin dhe tha se personi që emori në telefon ishte Lulzim Basha.
Mister mbetet çështja për të cilën Basha e telefonoi Kryemadhin në këtë orë të vonë.
Të ketë të bëjë me Reformën Zgjedhore?