Një e moshuar u gjet e djegur në një banesën e saj në Mamurras vetëm pak orë më parë.
Bëhet e ditur se 69-vjeçarja jetonte e vetme prej kohësh.
Ajo është identifikuar si Gjeline Hoti, ndërkohë që dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.
“Faxweb” ka publikuar edhe pamjet e rënda kur kur forcat zjarrfikëse kanë gjetur të moshuarën.
Ata kanë shqyer derën me mjete të forta dhe e kanë gjetur 69-vjeçaren të pajetë në kuzhinën e banesës.
Ajo ka djegie në trup të cilat mendohen se janë shkaktuar ditë më parë.
Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen.