Skip to content
Të Gjitha

Publikohen pamjet e rënda, momenti kur e moshuara në Mumurras gjendet e djegur në banesë

· 1 min lexim

Një e moshuar u gjet e djegur në një banesën e saj në Mamurras vetëm pak orë më parë.

Bëhet e ditur se 69-vjeçarja jetonte e vetme prej kohësh.

Ajo është identifikuar si Gjeline Hoti, ndërkohë që dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.

“Faxweb” ka publikuar edhe pamjet e rënda kur kur forcat zjarrfikëse kanë gjetur të moshuarën.

Ata kanë shqyer derën me mjete të forta dhe e kanë gjetur 69-vjeçaren të pajetë në kuzhinën e banesës.

Ajo ka djegie në trup të cilat mendohen se janë shkaktuar ditë më parë.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen.