Ditën e djeshme në një komunikim online në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama prezantoi nismën më të fundit të qeverisë.
Në këtë nismë bëhet fjalë për ndalimin e qarkullimit të makinave ditën e dielë për intervalin kohor nga tetori 2020 deri në mars 2021.
Gazetari Klodian Tomorri, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, e ka quajtur urdhërin e Ramës “idiot” dhe “një shpikje pa rrota”.
Sipas tij, ky urdhër rrënon totalisht turizmin e brendshëm, gjithashtu ndalon njerëzit që punojnë në Tiranë, që të takojnë familjarët e tyre nëpër rrethe.
Tomorri vijon më tej duke thënë se këtë akt nuk ka për ta respektuar njeri dhe do të humbë legjitimitetin.
Postimi i plotë i gazetarit:
Shpikja pa rrota
Urdher me idiot se ky i ndalimit te makinave per te dielen nuk mund te behet.
E para, ky rrenon totalisht turizmin e brendshem. Njerezit nisen te premten ose te shtunen nga metropolet drejt zonave periferike dhe kthehen te dielen. Eshte nje industri qindra milione euro ne vit, e cila puneson me mijera njerez.
E dyta, nje pjese e madhe jetojne larg familjeve. Fundjavat jane mundesia e vetme per te shkuar prane tyre. Dikush qe jeton dhe punon ne Tirane mund t’i kete prinderit, gruan/burrin, femijet ne Permet. Si i bie tani? Qeveria s’te le te shohesh prinderit? Apo do ndaje burrat nga grate?
E treta, po studentet nga rrethet si do ja bejne? Nuk do shkojne me ne shtepi?
Zgjidhja eshte e thjeshte. Kete nuk ka per ta respektuar asnjeri. Kur qeveria nxjerr akte qe nuk pranohen nga publiku, humbet legjitimitetin. Kaq e thjeshte eshte.
https://www.facebook.com/klodian.tomorri/posts/10219970374664413