Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali për motive xhelozie.
Protagonistë të ngjarjes janë një çift shqiptar, ku një grua 40-vjeçare ka ngelur e plagosur në qafë nga një plumb pistolete.
Po ashtu gruaja është plagosur edhe disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj.
Dyshohet se shkaku i konfliktit mes çiftit është bërë xhelozia.
Ndërsa ishin bashkë në makinë në Malnate, mëngjesin e së dielës rreth orës 10 pas konfliktit verbal gruaja është qëlluar me thikë dhe pistoletë nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit u arrestua nga karabinierët ndërsa gruaja u transportua në spitalin e Circolo di Varese, jashtë rrezikut për jetën.
Shqiptarja punonte si asistente sociale ndërsa burri i saj ka rezultuar me precedentë penalë të mëparshëm.
Për fatin e mirë të 40-vjeçares sherri mes tyre u dëgjua nga tre burra të cilët ndërhynë menjëherë dhe ndaluan një tragjedi të mundshme.
Pas arrestimit 46-vjeçari është akuzuar “për vrasje të mbetur në tentativë”. Ata kanë dy fëmijë të vegjël.