Pjesë e grupit që grabitën dhe vranë biznesmenin në Itali, dënohet me 23 vite burg shqiptari
Argit Turshila është dënuar me 23 vite burg nga gjykata në Santa Maria Capua Vetere.
Shqiptari akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Pasquale Guarino, në bashkëpunim me persona të tjerë.
Grupi kishte shkuar për të grabitur banesën e biznesmenit italian, por janë ndeshur në rezistencën e tij.
Grupi i grabitësve për një kohë të gjatë iu fsheh drejtësisë italiane. Më 6 tetor të 2017-ës, Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg” për shqiptarin.
Turshila u arrestua në Dibër më 18 mars të 2018-ës në Dibër, pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Operacioni për arrestimin e tij u krye në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare.
Përveç dënimit, Turshila duhet të dëmshpërblejë me 100 mijë euro gruan dhe dy djemtë e biznesmenit.