Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot hapen baret e restorantet, ja cili qytet kthehet në “zonë të gjelbër”

09:33 18/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Të gjithë ata që sot u është dashur të shkojnë në punë, kanë vënë re hapjen e bareve e restoranteve. Klientët e parë “kanë bërë këmbë” në baret më në fund të hapura, pas një pushimi më shumë se dy mujor.

Funksionimi i tyre do të jetë në bazë të rregullave strikte të publikuara nga qeveria.

Baret dhe restorantet do të duhet të respektojnë distancimin prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, duhen siguruar dezinfektues në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza.

Por ditën e sotme, hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese për Covid-19 edhe pse frika për shtimin e numrit të infektuarve është e madhe.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se nga sot qyteti i Fierit futet në zonën e gjelbër.

Në zonat e gjelbëra të gjithë qytetarët kanë mundësi lëvizje 24 orë të ditë, pa marrë asnjë autorizim.

Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat e distancimit social.

Kryeministri njoftoi gjithashtu në rrjetin e tij social Facebook se tashmë lëvizja do të jetë pa autorizim deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

Ndërkohë lëvizja mes zonave të kuqe dhe të gjelbëra nuk do të lejohet sërish, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e COVID-19.

Nga ana tjetër, sot 31 mijë maturantë i rikthehen bankave të shkollës.

Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave.

Po kështu, të gjithë muzetë publikë, monumentet, si dhe sitet arkeologjike do të jenë të hapura si dhe lejohen edhe stërvitjet në grup.

Edhe përsa i përket masave në televizione, studiot do të jenë të hapura për më shumë se një person, por vetëm duke zbatuar masën e sigurisë 2 metra distancë nga njëri-tjetri.

Kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, ku emisioni i moderuar nga gazetarja Sonila Meço u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra, pasi ka thyer rregullat mbi të ftuarit.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157772549116523

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Barehapenqytetrestorantezone e gjelber

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Nisin shkollat për 31 mijë maturantë, gjimnazet hapin dyert me rregulla të reja

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English