Qeveria e kaloi në pronësi të bashkisë, Meta: Sot depozitova padi kundër prishjes së Teatrit
Nëpërmjet një konference për shtyp, presidenti Ilir Meta ka njoftuar mediat se sot ka depozituar nje tjetër padi kundër prishjes së Tetatrit Kombëtar.
Padia u depozitua në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit kaloi në pronësi t ë Bashkisë Tiranës me vendim qeverie.
Meta ka kallëzuar aktin e kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Sipas Metës kjo është e paramenduar nga bashkia, pasi dihet që prej muajsh Bashkia e Tiranës kërkon shembjen e tij.
Presidenti është shprehur se nuk është kundër ndërtimit të godinave të reja, por pa cënuar e pa prekur godinën e Teatrit Kombëtar.
Teatri është një trashëgimi kulturore ku bën pjesë kujtesa kombëtare.
“Vendimi i ministrave është anti-kushtetues. Është e qartë se përmes faktit që do të ndërtohet një teatër i ri me kushte bashkëkohore, është urdhëruar kalimi i godinës.
Ky akt i këshillit të Ministrave, në thelb përmban problematikën kushtetuese. Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është politik.
Vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për kalimin e tij në pronësi të Bashkisë ëhstë anti-kushtetues. Ky vendim është vullnet i qeverisë dhe i kryeministrisë.
Me shembjne e teatrit zhduket memoria kolektive. Vendimi i Këshillit të Ministrave rrezikon pasurinë publike kombëtare.
Shteti duhet të ruajë asetet e pasurisë së paluajtshme, asetet e identiteti kulturor. S’mund të dëmtohet trashëgimia kulturore e ndërtuar prej vitesh. Kushtetuesja duhet t’i shfuqizojë këto akte.
Po rrezikohet pasuria kombëtare”, është shprehur ndër të tjera Meta.