Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paradokset e pandemisë: Rihapet çdo aktivitet, por gjykatat JO!

18:28 13/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pandemia e koronavirusit që bllokoi për më shumë se 2 muaj vendin tonë, përveç problemeve në sektorin shëndetësor dhe atë ekonomik, ka krijuar një ngërç të jashtëzakonshëm edhe në sistemin e drejtësisë.

Mbyllja e gjykatave pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga kryeministri ka krijuar kaos jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek ata qe janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Pas këmbënguljes së Dhomës së Avokatisë për rihapjen e gjykatave në muajin prill me argumentin se çështjet mund të gjykoheshin duke respektuar kushtet e mbrojtjes ndaj koronavirusit, Këshilli i Lartë Gjyqësor doli me një deklaratë publike ku njoftohej se prej datës 27 prill, në gjykata do të riniste puna.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.

Por ndonëse kanë kaluar më shumë se dy javë nga ky vendim, gjykatat vijojnë të jenë të mbyllura.

Burime për “gazetareforma.com” bëjnë me dije në to shqyrtohen vetëm çështjet emergjente dhe jo ato të themelit, çka ka krijuar një bllokim të ngjshëm me atë të Gjykatës së Lartë.

Por teksa në rastin e kësaj të fundit bllokimi vinte si pasojë e mungesës së gjyqtarëve, në rastin e pandemisë duket se vjen prej një vendimi absurd për të paralizuar punën në një kohë që kushtet jane mëse të pranueshme për të rifilluar aktivitetin në siguri të plotë.

Në kuadër të kësaj situate, ka pasur reagime të shumta nga avokatët, të cilëve përveçse u është bllokuar aktiviteti, nuk kanë përfituar as nga paketa e ndihmës ekonomike që qeveria vuri në dispozicion të kategorive të prekura nga izolimi.

Kërkesat e tyre për të aksesuar ndihmën financiare kanë marrë si përgjigje shprehjen “të hanë dhjamin e tyre” edhe pse anëtarët e sistemit gjyqësor paguhen rregullisht, ndërkohë që thirrjet për hapjen e gjykatave kanë rënë në vesh të shurdhër.

Institucionet shtetërore vijojnë të injorojnë ngërçin që ka shkaktuar mbyllja e gjykatave duke treguar paaftësi të pashembullt për të parë në aspektin afatgjatë dëmin që krijon grumbullimi i çështjeve që presin të shqyrtohen.

Sakaq, kjo zvarritje e paarsyeshme përkthehet në një drejtësi të munguar për qytetarët, që prej më shumë se dy muajsh janë privuar nga nga mundësia për të kërkuar drjtësi në sallën e gjyqit, në një kohë kur thuajse çdo institucion tjetër ka rinisur punën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

1 viktimë dhe 5 të plagosur: Zbardhen detajet dhe pamjet nga aksidenti i rëndë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English