Teksa ka realizuar një video-konferencë me gazetarë të ndryshëm kreu i qeverisë është pyetur sot lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor në vend, për të cilin u shpreh se qeveria e tij nuk ishte konsultuar me Bashkimin Europian.
Sipas tij, konsultime ka pasur por me ekspertë të fushës në disa vende ku është proceduar gjithashtu për legalizimin e kanabisit mjekësor në jetën ekonomike të vendit, duke shtuar se drafti për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është një projekt serioz.
Rama shtoi se ky tashmë është një trend botëror, dhe maxhoranca do e kalojë brenda këtij sesioni parlamentar.
“E kam thënë më parë. Nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje. Kam thënë që është koha për të vënë në kontoll situatën e trafikut. Situata është vënë tani në kontroll. Nga ana tjetër kemi më shumë se 1 vit që punojmë për këtë projekt, të bëjmë analiza, dhe faktikisht tani janë pjekur kushtet. Nga vinë idetë, unë nuk jam nga ata që luftojnë për copyright. Kjo është tani një trend botëror. Di që jemi në kohën dhe do e shtyjmë përpara këtë projekt. Jemi në kohën që duhet ta kalojmë brenda këtij sesioni parlamentar”, tha kryeministri.
Kanabisi mjekësor jepet me recetë nga mjekët si ilaç për sëmundje të ndryshme si dhimbjet kronike, veçanërisht tek të sëmurët me kancer.
Përdorimi i tij lejohet në shumë vende të botës, por FDA, administrata e ilaçeve ende nuk e ka miratuar përdorimin e kanabisit për arsye shëndetësore në shumë vende.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2305388889762205/