Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, e cila u zhvillua online, ku u diskutua buxheti i vitit, e ardhmja e kampionatit dhe propozime të tjera nga klubet.
Presidenti i FSHF, Armando Duka, bëri me dije, se në ditët në vijim do të organizohet një takim me anëtarët e Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë, për rikthimin e aktivitetit.
Ashtu si ishte parashikuar edhe rend dite, u hoq e drejta e statutit të anëtarit Kamzës, Domosdovës dhe Shoqatës së Minifutbollit, si dhe u miratua buxheti për 2020-ën.
Risi e Asamblesë ishte krijimi i dy organeve të tjera të Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve; Dhoma e Arbitrazhdit dhe Dhoma e Stautit, ndërsa u zgjedh edhe mandati i Komisionit të Etikës.
Rinisja e aktivitetit nuk u diskutua, pasi FSHF po pret një përgjigje nga FSHF.
Duka gjatë fjalës së tij thumboi qeverinë, duke e falenderuar për injorimin dhe mosbashkëpunimin.
“Do të doja të falenderoja dhe qeverinë për bashkëpunimin për ndërtimin e stadiumit të Kukësit dhe për dhënien e truallit për ndërtimin e shtëpisë tonë të futbollit, por dhe për faktin që në këtë kohë pandemie na injoroi dhe e falenderoj për mosbashkëpunimin dhe injorimin që bëri qoftë për ndihmën financiare të personave që punojnë në futbollin shqiptar, por dhe për rinisjen e kampionatit”, deklaroi presidenti i FSHF.
Ndërkohë zv.presidenti i FSHF, Edvin Libohova bëri me dije, se është vendosur në shumë prej 90 milion eurosh për të ndihmuar klubet.
“Një vecori e këtij buxheti, është parashikuar një shifër 80 milionë lekë për mbështetjen që klubet do të marrin nga Federata për të eleminuar dhe për të mbuluar ato pasoja që ka krijuar Covid-19. Po kështu është një fond i caktuar për të mbështetur Ligën Profesioniste prej 10 milionë lekësh. Duhet theksuar se totali i shpenzimeve që shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të mbështetur futbollin shkon në 84% të totalit të shpenzimeve, gjë që tregon se vëmendja kryesore e Federatës do të vazhdojë për mbështetjen e drejtpërdrejtë të futbollit”,- tha zëvendës presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova.