Përfaqësues të shoqërisë civile në mesin e të cilëve Sazan Guri dhe Altin Goxhaj, kanë zhvilluar një protestë sot në sheshin “Skënderbej”
Ata kanë dalë kundër masave të ndërmarra nga qeveria, duke kërkuar heqjen e karantinës.
Protestuesit e kanë quajtur koronavirusin iluzion, ndërsa thonë se është krijuar për të instaluar diktatura.
Protesta e cila nisi nga Facebook-u, mblodhi pak persona, ndërsa në sfond dëgjoheshin thirrjet “Jo diktaturës” dhe “Për lirinë e Shqipërisë”.
Policia ka bërë thirrje për shpërndarjen e protestuesve dhe më pas ka ndërhyrë.
Uniformat blu kanë shoqëruar 3 protestues në polici, në mesin e tyre edhe Sazan Gurin.