Një tentativë për grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kamberas në Fushë-Krujë.
Persona të maskuar tentuan të vidhnin bagëtitë e imëta në një stallë, e cila i përkiste një 44-vjeçari me iniciale A.B.
Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë përleshjes me grabitësit.
Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mjekët po kujdesen për të.
Në lidhje me tentativën e grabitjes, policia ka shoqëruar disa të dyshuar.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.