Skip to content
Të Gjitha

Maskat tentuan t’i grabisnin bagëtitë, plagoset 44-vjeçari në Fushë-Krujë

· 1 min lexim

Një tentativë për grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kamberas në Fushë-Krujë.

Persona të maskuar tentuan të vidhnin bagëtitë e imëta në një stallë, e cila i përkiste një 44-vjeçari me iniciale A.B.

Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë përleshjes me grabitësit.

Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mjekët po kujdesen për të.

Në lidhje me tentativën e grabitjes, policia ka shoqëruar disa të dyshuar.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.