Ditën e sotme një bandë kriminale nga Catania, e afërt me organizatën mafioze Cosa Nostra është goditur nga policia italiane, pasi trafikonte kokainë, marijuanë dhe hashash nga Shqipëria.
Mediat vendase shkruajnë se pas një hetimi të gjatë në pranga kanë rënë 25 persona, që u kapën në flagrancë në Etna, Sicili.
Banda e rrezikshme sipas hetuesve vepronte në të gjithë Italinë e Jugut me kontakte edhe jashtë vendit, teksa gjykata ka urdhëruar arrest me burg për 21 të dyshuar dhe arrest shtëpiak për 4 të tjerë.
Bëhet me dije segjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi armë, sasi të konsiderueshme droge, teksa identifikoi biznese të ndryshme të përdorura për të mbuluar aktivitetin e jashtëligjshëm.
Kujtojmë se sipas raporteve të autoriteteve fqinje bandat kriminale shqiptare janë kthyer në një urë lidhëse për disa grupe mafioze italiane sa i përket furnizimit me drogë.
Kjo falë lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Amerikën e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli, ku përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërcënim e zhvatje.
LEXO: Mafia shqiptare ndër më të rrezikshmet në nivel ndërkombëtar! Shqipëria vend tranzit i heroines