Skip to content
Të Gjitha

Tërmeti 4.7 ballë ‘shkund’ jugun e Shqipërisë

· 1 min lexim

Teksa reshjet e dëborës kanë shkaktuar jo pak probleme për jugun e vendit, një lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë mbrëmjen e sotme.

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë.

Epiqendra ka qenë 6 km në lindje të qytetit të HImarës. Ndërsa vala e lëkundjeve është përhapur edhe në qytetet përreth si në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Libohovë dhe Tepelenë.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.