Skip to content
Të Gjitha

Ra nga lartësia, ndërron jetë i moshuari në Tiranë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Një 81-vjeçar me iniciale S.T. ka rënë nga lartësia e banesë së tij, duke ndërruar jetë.

Ka dyshime se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.04.2020, rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat,ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi S.T., 81 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.