Kruja prej ditësh është shndërruar në një vatër të nxehtë të COVID-19 për shkak të fasonerive.
Së fundmi 2 raste urgjente kanë mbërritur tek spitali Infektiv nga ky qytet.
Gjithashtu deputeti Adriatik Alimadhi po mbahet sërish në terapi intensive, për të pasur gjendjen e tij shëndetësore në kontroll.
Kujtojmë se Alimadhi pak ditë më parë u transferua nga spitali Infektiv tek Sanatoriumi, për shkak se koronavirusi i kishte dëmtuar mushkëritë.
Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është 726, në mesin e të cilëve 28 viktima dhe 410 të shëruar.
Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 30 të shtruar, ku 4 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërsa në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.