Skip to content
Të Gjitha

Dy raste urgjente nga Kruja mbërrijnë te Infektivi, Alimadhi i nënshtrohet sërish terapisë intensive

· 1 min lexim

Kruja prej ditësh është shndërruar në një vatër të nxehtë të COVID-19 për shkak të fasonerive.

Së fundmi 2 raste urgjente kanë mbërritur tek spitali Infektiv nga ky qytet.

Gjithashtu deputeti Adriatik Alimadhi po mbahet sërish në terapi intensive, për të pasur gjendjen e tij shëndetësore në kontroll.

Kujtojmë se Alimadhi pak ditë më parë u transferua nga spitali Infektiv tek Sanatoriumi, për shkak se koronavirusi i kishte dëmtuar mushkëritë.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është 726, në mesin e të cilëve 28 viktima dhe 410 të shëruar.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 30 të shtruar, ku 4 pacientë janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.