Parlamenti ka miratuar shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.
Rezultatet e votimit ishin 91 pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.
Duhet theksuan se opozita ne parlament ishte kundër shtyrjes, mirëpo vendimi kaloi në Parlament me votat e mazhorancës.
Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore u miratua më dy ditë më parë nga Komisioni i Ligjeve.
Sipas argumentave të pjesëmarrëve në mbledhje, shtyrja është e nevojshme, për të mbajtur kurbën në kontroll.
Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.
Kujtojmë se më 24 mars qeveria shqiptare ka shpallur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Sipas ligjit në fuqi, gjendja e Fatkeqësisë Natyrore nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompesojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore.