Skip to content
Të Gjitha

Me votat e mazhorancës, shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

· 1 min lexim

Parlamenti ka miratuar shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.

Results e votimit ishin 91 pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Duhet theksuan se opozita ne parlament ishte kundër shtyrjes, mirëpo vendimi kaloi në Parlament me votat e mazhorancës.

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore u miratua më dy ditë më parë nga Komisioni i Ligjeve.

Sipas argumentave të pjesëmarrëve në mbledhje, shtyrja është e nevojshme, për të mbajtur kurbën në kontroll.

Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.

Kujtojmë se më 24 mars qeveria shqiptare ka shpallur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Sipas ligjit në fuqi, gjendja e Fatkeqësisë Natyrore nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.

Gjatë kësaj periudhe, qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompesojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore.