Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga dosja e kreut të PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë demokrat.
Sot do të zhvillohej seanca e radhës në Apel, por është shtyrë për shkak të vendimit të Hajdarit.
Sipas “Report Tv”, gjyqtarja është dorëhequr për konflikt interesi, pasi Basha ka qenë në shtëpinë e saj në përvjetorin e Azem Hajdarit.
“Nuk kam lidhje familjare por për të mos pasur paragjykime largohem nga cështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit (Azem Hajdarit)” mësohet se ka thënë Fatmira Hajdari.
Kujtojmë këtu se më 13 janar, Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes së lobimit për Bashën, Ilir Dervishin dhe Arben Ristanin.
Gjyqtari Lazër Sallaku i cilësoi të pavlefshme hetimet e Prokurorisë së Tiranës, duke rrëzuar akuzën për falsifikim, pasi sipas tij nuk kishte prova për këtë vepër penale.
Prokuroria nuk ra dakord me vendimin e Sallakut dhe vendosi ta apelonte.