Ulja e temperaturave ka sjell borë edhe në qytetet jugore.
Sot ka rënë borë në Gjirokastër por nuk ka probleme deri tani.
Akset rrugore në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme edhe pa zinxhirë.
Ndërkohë zona të tjera janë të bllokuara dhe kanë probleme nga prania akullit dhe ngricat në rrugë.
Mund të përmendim Dibrën ku është e pamundur që të qarkullojnë mjete pasi trashësia borës ka arritur në 40 cm.
Raportohet se rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me shumë vështirësi ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme.
Mësohet se disa zona në Kukës, Dibër dhe Bulqizë janë izoluar nga bora.
Pritet që reshjet e borës të vazhdojnë në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit.
Tragjedi në Delvinë: Dy motra 20 dhe 22 vjeçe humbin jetën në aksidentin fatal
Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Sarandën dhe Delvinën mbrëmjen e së shtunës, ku dy motra humbën jetën në...