Skip to content
Të Gjitha

Fituan betejën me COVID-19, rritet numri i bluzave të bardha të shëruara

· 1 min lexim

Numri i bluzave të bardha, të cilët kanë fituar betejën me COVID-19 është rritur.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se në mesin e 19 të shëruarve sot janë dy infermierë dhe një mjek.

Në të total, numri i bluzave të bardha të shëruar nga COVID-19, ka shkuar në 39.

Ndërkohë që nga nisja e epidemisë, janë regjistruar në total 302 të shëruar.

Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktiv.

“1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19” shkruan ministrja.

Ndërkohë numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 548, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan vetëm 9 raste të reja.

Gjithashtu deri më tani 26 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.