Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19, Kreu i OSHEE: Kur nuk lexohet matësi, do paguhet sa i njëjti muaj i vitit paraardhës

16:19 16/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Teksa i gjithë globi “po zien” nga shqetësimet rreth pandemisë, kjo e fundit ka ngritur pikëpytje të shumta edhe rreth ekonomisë.

Qeveria shqiptare ka miratuar tashmë paketën e dytë ekonomike në ndihmë të bizneseve dhe individëve në nevojë, por është treguar e prerë duke thënë se faturat e dritave, ujit, taksave dhe sigurimet shoqërore do paguhen dhe nuk do ketë tolerime.

Disa ditë me pare kreu i OSHEE, Ardian Çela, tha se do paguhet çdo muaj dhe se OSHEE është një kompani tregare që ofron një shërbim.

Sakaq, ai tha se falje të kamatëvonesës e përfitojnë në total 227,568 abonentë dhe se “aministia” në këtë rast përfshin vetëm vlerën e kamatëvonesës që abonenti ka në sistem deri në 31 dhjetor 2019 dhe jo vlerën e kamatëvonesës që një abonent mund të ketë gjeneruar gjatë 3 muajve të fundit.

Kreu i OSHEE: Kujt i falet kamatëvonesa dhe kushti për të përfituar

Ditën e sotme Ardian Çela në një intervistë për “News 24”, deklaroi se nuk mund të rrezikohet jeta e punonjësve të OSHEE në këtë kohë koronavirusi, prandaj në rast se nuk lexohen matësat, atëherë do të ketë fatura ennergjie, aq sa një familje apo biznes ka paguar për energjinë në të njëjtin muaj të vitit 2019.

“Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë sesa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës. Prsh nëse do paguajë për marsin dhe nuk shihet matësi, atëherë do të paguajë aq sa ka harxhuar në mars 2019. Për familjarët është marrë vlera e plotë e marsit 2019, ndërsa për bizneset, merret marsi i 2019, ndërsa zbriten 14 ditë, duke qenë se për kaq kohë nuk ka pasur punë. Në muajin mars, ka qenë e pamundur të lexohen të gjithë matësat. Nga 1.2 milionë matësa që lexon kompania, janë lexuar 800 mijë. Pra, 400 mijë nuk janë lexuar dhe do të jetë kjo formulë. S’mund të rrezikojmë dot jetën e punonjësve, prandaj veprohet kështu. Konsumi i energjisë eleektrike është rritur me 5 përqind. Faturimi për prillin po diskutohet”.

Më pas ai  ka shpjeguar edhe edhe një here si do të bëhen faljet e kamatëvonesave për familjarë e biznese.

“Janë 2 grupe abonentësh që përfitojnë zgjerimin e kamat-vonesave. Një grup janë rreth 90 mijë abonentë, që janë familjarë dhe biznesë dhe kjo ka vlerë rreth 43 milionë dollarë. Këto janë abonentë me marrëveshje aktive. Janë zeruar kamat-vonesat për 990 mijë abonentë. Ndërsa, pjesa tjetër, që janë mbi 3000 abonentë, u janë zeruar po ashtu kamat-vonesat, kurse këstiu iu bëhet 20 mijë lekë të vjetra. Pastaj kemi grup tjetër, 134 mijë abonentë, që nuk kanë lidhje akt-marrëveshje me kompaninë. Që të përfitojnë këta abonentë, duhet të lidhin akt marrëveshjen me kompaninë për të paguar borxhet e vjetër. Përfitojnë nëse aplikojnë brenda muajit qershor”.

Në fund, kreu i OSHEE tha se në terren janë 3000 punonjës të OSHEE, të cilët shërbejnë ndaj qytetarëve, e se janë të rrezikuar njësoj si mjekët.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: adrian celakoronavirusoshee

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, arrestohet Ilir Selmani (Video)

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English