Kreu i OSHEE: Kujt i falet kamatëvonesa dhe kushti për të përfituar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa i gjithë globi “po zien” nga shqetësimet rreth pandemisë, kjo e fundit ka ngritur pikëpytje të shumta edhe rreth ekonomisë.

Qeveria shqiptare ka miratuar paketën fillestare të ndihmës ekonomike, por la jashtë saj shumë subjekte, duke parë të arsyeshme zgjerimin e paketës.

Sakaq, qeveria është treguar e prerë duke thënë se faturat e dritave, ujit, taksave dhe sigurimet shoqërore do paguhen dhe nuk do ketë tolerime.

Mbrëmjen e sotme, administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, sqaroi gjatë një lidhje me Skype për “Opinion” çështjen e faturimeve të energjisë elektrike dhe mënyrat e pagesave në vijim, duke thënë se do paguhet çdo muaj dhe se OSHEE është një kompani tregare që ofron një shërbim.

“Absolutisht po. Nëse nuk paguhen dritat si do garantohet furnizimi? OSHEE është një kompani tregtare që ofron një produkt. Ne u kemi krijuar shumë mundësi qytetarëve për të paguar energjinë, përveç sporteleve online, me postën, përmes aplikacionit.

Çela shpjegoi se edhe nëse në ndonjë rast ka mbifaturim, kjo do të kompensohet në muajin pasardhës.

Ndërsa, sa i përket vendimit për faljen e kamatëvonesave, kreu i OSHEE tha se përfitojnë në total 227,568 abonentë dhe se “aministia” në këtë rast përfshin vetëm vlerën e kamatëvonesës që abonenti ka në sistem deri në 31 dhjetor 2019 dhe jo vlerën e kamatëvonesës që një abonent mund të ketë gjeneruar gjatë 3 muajve të fundit.

Në rastet kur abonentët nuk e paguajnë faturën aktuale mujore brenda afatit, nuk i shpëtojnë dot kamatëvonesës.

Kusht që ata të përfitojnë faljen e kamatës është që të kenë një aktmarrëveshje valide me OSHEE-në. Ata që nuk e kanë një të tillë por kanë detyrime të vjetra, gjithashtu duhet të nënshkruajnë brenda qershorit një aktmarrëveshje për të përfituar faljen e kamatës. Që nga dita e hënë, të gjithë ata abonentë që e kanë patur këstin e pagesës së aktmarrëveshjes pas datës 14 duhet të paraqiten në zyrat e OSHEE për të bërë riskedulimin e saj dhe reflektimin e faljes së kamatës. Ai që ka një borxh të akumuluar por nuk ka një aktmarrëveshje duhet të paraqitet brenda qershorit të nënshkruajë atë dhe të përfitojë njësoj nga falja e kamatës”, nënvizoi Çela.

Nga dita e hënë, secili prej këtyre përfituesve ka mundësinë që të paraqitet në sportelet e OSHEE dhe të sanksionojë hyrjen në fuqi të faljes së vlerës së kamatës së krijuar deri më 31 dhjetor 2019.

Shpërndaje
Share.

Komento