Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka lajmëruar zgjerimin e paketës së ndihmës ekonomike për tu ardhur në ndihmë qyetarëve dhe bizneseve.
Rama ka zbuluar se janë 176 mijë familje dhe individë që do të përfitojnë nga kjo paketë e zgjeruar ekonomike, e cila është një ndihmë për 40- ditëshin e ardhshëm të luftës teksa paralajmëron edhe një paketë të tretë mes 20- 25 majit duke parë ecurinë në luftën kundër COVID_19 sa i përket humbjeve të jetëve si dhe ekonomike.
Kreu i qeverisë deklaroi se për 100 mijë punonjësit e biznesit të vogël janë vënë në dispozicion 40 milionë dollar, ku çdo individë do të marrë 400 mijë lekë.
Në listën e individëve që do të ndihmohen janë dhe 10 mijë punonjës në sektorin e turzmit, që do të marrin 400 mijë lekë, për këto japim 4 milionë dollarë të tjera.
” Atëherë për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku thashë përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe cdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt. Po kështu për ata që e kanë humbur punën 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për turizimin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera”.
Po ashtu, ai tha se turizmi, bizneset fasone dhe ato prodhuese do të mund të përfitojnë nga një garanci e re sovrane prej 150 milion dollarësh si edhe do të mund të shtyjnë afatin e pagesës së tatim-fitimit deri pas 31 dhjetorit.
“150 mln dollarë garanci sovrane për turizmin dhe fasonët me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet përjashto, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët dhe call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit” tha ai.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/222865182358640/