Skip to content
Të Gjitha

Skaneri pas aksidentit zbuloi se ishte me COVID-19, del përgjigja për 3 mjekët që i shërbyen të riut nga Durrësi

· 1 min lexim

Ditën e sotme në Durrës u identifikua vetëm një rast i ri me COVID-19.

Ai u përfshi në një aksident dy ditë më parë në tregun e makinave në Shënvlash të Durrësit.

Pasi pësoi fraktura në nofull u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pas skanerit i është marrë edhe tamponi, për të vërtetuar dyshimet.

Pesë të plagosurit e tjerë ndërkohë janë duke u trajtuar në spitalin e Durrësit.

Epidemiologët tashmë po bëjnë gjurmimin e kontakteve të të riut, i cili është banor i ish-kënetës.

Gjithashtu edhe 3 mjekët që i shërbyen iu nënshtruan analizave dhe për fat të mirë rezultuan negativ.

Edhe shoku i cili ndodhej në makinë me të ka rezultuar negativ.

Pavarësisht rezultateve, ata janë izoluar të gjithë në shtëpi për 14 ditë.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në Durrës ka shkuar në 39, ndërsa janë shënuar edhe 3 viktima.