Shkodra njohu ditën e djeshme një rritje të frikshme të rasteve me COVID-19.
Në qytetin verior u regjistruan 12 raste të reja, duke dyfishuar shifrat dhe duke shkuar në 22 të prekur.
“Top Channel” shkruan, se në 24 orët e fundit janë identifikuar edhe 9 raste të tjera, të cilët mendohet se kanë lidhje me dy familjet e prekura.
Pritet që rastet e reja të konfirmohen në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 304 të prekur, në mesin e të cilëve 17 viktima dhe 99 të shëruar.
Në spitalin Infektiv ndërkohë ndodhen 73 persona, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar.
Ndërsa në spitalin COVID2, “Shefqet Ndroqi”, ndodhen 4 pacientë, dy prej të cilëve janë intubuar.
Qyteti më i prekur është Tirana me 146 raste, nddërsa ndjekin më pas Durrësi me 32 dhe Fieri me 25.
Sipas ekspertëve, Shqipëria ndodhen në pikun e epidemisë dhe tashmë rreziku është më i madh.
Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të respektojnë distancat e sigurisë, higjienën dhe të minimizojnë daljet nga shtëpitë.