Presidenca e radhës së Bashkimit Evropian këtë herë kalon në dorën e Rumanisë. Ditën e sotme është bërë i ditur vendimi dhe Rumania ka hyrë me moton “Uniteti – vlerë e përbashkët evropiane”.
Në një intervistë për gazetën gjermane Die Ëelt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se:
“Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së. Roli kërkon gatishmëri për t’i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t’i vënë shqetësimet e veta në sfond”.
Dy nga momentet kyç të Rumanisë në krye të BE kanë për të qenë:
-largimi i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars
-zgjedhjet për Parlmentin Evropian në maj.