Të dielën në orët e pasdites u raportua për një person të zhdukur në Malet e Sharrit.
Bëhet fjalë për një gjerman të quajtur Patrik, i cili ka ardhur i vetëm në Kosovë dhe ka shpëtuar i gjallë vetëm falë mobilizimit dhe pajisjeve adekuate që kishte me vete.
“Personi në fjalë me kombësi gjermane, turist në Bjeshkët e Sharrit, ishte dukë bërë Ski-Touring ditën e djeshme dhe gjatë ditës kishte arritur që të ngjitet në majën e quajtur Peri Breg. Përderisa ai ishte ende aty, një mjegull e menjërshme e ka kaplu majën dhe ai ka qenë i humbur pasi që nuk ka ditë nga të shkojë.”- tregojnë alpinistët.
Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.
Sipas tyre gjermani më pas ka lajmëruar një punëtore në një piceri në Brezovicë se ka mbetur i ngujuar në majë të malit dhe më pas pronari i lokalit ka njoftuar qendrën e skijimit dhe kryetarin e Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendin që më pas janë vënë në kërkim të tij.