Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me shifra akuzave të opozitës, e cila e ka konsideruar qeverinë e tij si qeveri të oligarkëve.
“Dy fjalë për të mëdhenjtë, sepse propaganda dhe tam tamet e përditshme kanë synuar ta pikturojnë qeverinë tonë si qeveri e oligarkëve. Tam tamet kanë arritur të përcojnë një mesazh të gënjeshtërt ndërsa faktet flasin ndryshe. Kompanitë që paguajnë mbi 8 mln lekë në vit, janë rritur dhe pesha që zë fitimi i përbashkët me kompanitë e tjera, rezulton se është në rënie me 30 % të fitimeve në krahasim me 2013 dhe 20% në krahasim me 2017. Do të thotë se po të shkojmë të 100 kompanitë më të mëdha kundrejt fitimit të gjithë kompanive së bashku janë në rënie. Ju takon ju t’i konfirmoni nëse këto që po them janë reale apo me injeksion politik. 100 më të mëdhenjtë paguajnë sot më shumë taksa se 5 vite më parë, ndërsa fitimi i tyre është më i ulët se 5 vite më parë.
Ku janë të mëdhenjtë që kanë mbledhur në 5 duar gjithë pasurinë e po bëjnë hatara me mbështetjen e qeversë. Faktet janë referenca zyrtare në librat e llogarive të shtetit. Nga ana tjetër sot puna taksohet me pak, ky është fakt deri dje taksohej 10 % sot 5.5 %. Në rajon kemi taksimin më të ulët të punës, 5.5%. Vitin që vjen janë 16 mijë të tjerë që do paguajnë afro 3 mln $ taksa më pak. Sot deri në 1.5 janë 90% dhe mesatarja është 5.5 % e taksimit. Nga 1 janari 91% e atyre që merren me biznes paguajnë vetëm 5% taksë është një taksë që nuk e ka asnjë vend i rajonit tonë. Këto janë fakte. Në 1 janar nuk do ketë më taksë mbi vlerën e shtuar për të gjithë imputetet bujqësore. Një premtim që kanë bërë të gjitha partitë e që bëhet realitet nga qeveria jonë. “ u shpreh Rama.
Në përgjigje të interesit të medias, Rama e quajti këtë “krejtësisht humbje kohe për një debat mes ministrave politikë dhe teknikë”.
“Më kujtohet mirë që edhe kur krijuam kabinetin e parë u kritikova dhe për disa vite ministrat që u larguan së fundmi konsideroheshin si teknikë. Unë vetë që më shikoni këtu jam fryt i asaj mënyrë të të qenit në PS dhe i këtij raporti të PS me të gjithë shoqërinë dhe atë pjesë të shoqërisë që të jetë pranë por nuk është e anëtarësuar, kur u bëra Minister Kulture nuk isha anëtar i familjes socialiste, isha i “marrë nga rruga”. Kjo është një traditë shumë pozitive, jam shumë krenar që e kam thelluar dhe sa kohë që do jem në detyrë do ta thelloj. Kam shumë besim që puna do të tregojë dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve dhe padiskutim në cdo rast këshilltarët publikë do të bëjnë detyrën e tyre, po të ishin politikë do të thoshin ku i ka njerëzit e ndryshimit, apo ata pa parti, ndërkohë që ju sigurisht që të gjitha ata që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitet e tyre të padiskutueshme por kanë një sens përkatësie ndaj vizionit, programit dhe mënyrës së të qenit socialistë pavarësisht nëse kanë apo jo kartë anëtarësimi”- tha ai.