Autori i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të Aurel Gunit, është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit.
Policia bën me dije se në ngjarjen e ndodhur më datë 28.12.2018 në lagjen “Haxhias”, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Bexhet Mosmuça, 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe Bexhet Mosmuça, (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin.
– F.C., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallëzimin.
Të dy u shoqëruan një ditë më pare nga policia e Elbasanit dhe pas verifikimeve janë arrestuar.
Në banesën e Bexhet Mosmuça është gjetur dhe sekuestruar nga policia një doze lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C., për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.