Ai kërkohej në të gjithë Europën, por pas 11 vitesh në arrati është arrestuar në Spanjë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin shqiptar Florenc Nishku, i dënuar me burg përjetë për një vrasje të ndodhur në Botticino Sera (Brescia) në 2007.
Ai u arrestua falë hetimeve të karabinierëve të komandës provinciale të Milanos dhe policisë spanjolle, u prangos në Tarragona, pranë Barcelonës.
VRASJA
Ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit në një parking në rrugën “Cavour” në Botticino Sera. Florenc Nishku goditi në zemër me thikë një tjetër shqiptar, 25-vjeçarin Spiro Binjaku. Vrasja, siç shpjegohet nga karabinierët, ndodhi në kulmin e një sherri lidhur me aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit. Në të njëjtën ngjarje Nishku theri edhe një burrë tjetër që ishte me viktimën.
ARRATIA
Pas krimit, shqiptari u kthye në një fantazmë: ai kishte ndërruar emrin dhe jetonte midis Spanjës dhe Holandës, edhe falë mbulimit të të afërmve, miqve dhe një rrjeti të ngushtë miqsh në qytetin e tij Elbasan, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.
Nishku ishte në listën e të arratisurve më të rrezikshëm nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë. Mossos d’Esquadra, policia katalanase, e ndaloi atë në Tarragona, ndërsa ishte në makinën e vëllait të tij. Ai u dërgua në burg duke pritur ekstradimin në Itali.