Gjatë natës në provincën e Katanias janë regjistruar dy tërmete me magnitudë 2.9. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë, lëkundja e parë ka ndodhur në orën 00:36 me epiqendër pranë Adranos dhe lëkundja e dytë ka ndodhur në orën 04:12 afër Ragalna dhe Zafferana.
Mësohet se nuk ka persona të lënduar dhe dëme materiale.
Gjithashtu edhe Roma është goditur në orën 00:52 nga një tërmet me magnitudë 3.2 dhe mësohet se epiqendra ka qënë në thellësi 10 km në Colonna dhe Gallicano.
Tërmeti është ndjerë nga të gjithë banorët duke shkaktuar panik.
Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 4.8 në këtë zonë, katër ditë më parë shkaktoi 28 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.