Edhe Greqia duket se po kalon një situatë të vështirë pas prekjes nga Coronavirusi, teksa deri tani janë infektuar 117 persona, si edhe është shënuar 1 viktimë.
Në këto kushte kryeministri Edi Rama ka lajmëruar së fundmi me anë të një statusi në Facebook se duke nisur nga dita e nesërme në orën 10:00 do mbyllet kufiri me Kosovën.
DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS! FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157521959051523/
Një lajm i tillë qarkulloi më herët ditën e sotme, por u përgënjeshtrua nga Policia Kufitare, e cila lajmëroi se të gjitha pikat kufitare me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën e Malin e Zi janë funksionale.
Por, tashmë ky lajm është zyrtarizuar nga kreu i qeverisë, teksa nuk dihet ende se çfarë do ndodhë me kufirin me Kosovën ku së fundmi u shënuan edhe 2 rastet e para të prekura nga COVID-19.
Ndërkohë, në vendin tonë nuk raportohet ende për raste të reja dhe deri tani janë 33 të infektuar.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.
Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.
Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.