Tre persona të tjerë po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv në QSUT, e cila tashmë është kthyer në karantinë.
“Balkanweb” raporton, se dy prej tyre janë një çift nga Skrapari, ndërsa i treti ka ardhur nga Sanatoriumi.
Të tre këta persona po mbahen të izoluar deri në pritje të rezultateve të analizave nga ISHP.
Përsa i përket 6 të infektuarve, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë këtu se pacienti zero është një 28-vjeçar nga Puka me banim në Tiranë.
Ky i fundit erdhi nga Firenze nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit më 26 shkurt.
Ai ka infektuar babanë e tij dhe tre persona të tjerë të afërm.
Ndërkohë pacienti i 6-të është një 31-vjeçar i cili qëndroi në Milano për disa orë, ku takoi dajën e shtruar në spital.