Një prej shtresave që e vuajnë më shumë transportin publik janë padyshim pensionistët.
Ju duhet të qëndrojnë në këmbë, të shtypen apo të bllokohen nga qytetarët e shumtë që iu duhet të lëvizin me transport publik për të përfunduar punët që kanë.
Ndaj dhe Kreu i Shoqatës së Integrimit të Pensionistëve në këtë prag fundviti i është drejtuar shtetit dhe ka folur në emër të 700 mijë pensionistëve, ku kërkon jo vetëm rritje të pensioneve, por edhe që qeveria të mendojë që udhëtimin të paktën t’jua mundësojë falas.
Kreu i Shoqatës së Integrimit të Pensionistëve ka thënë se mosha e tretë sot, edhe pse janë më korrektët me pagesat ndaj shtetit, ata kanë pak të ardhura dhe jetojnë pjesërisht të harruar nga institucionet kryesore.
“Po t’i shikosh pensionistët ulen vetëm nëpër kafe se nuk paguajnë dot kafe për një bashkëmoshatar të tyre”, shprehet kreu i shoqatës, Osman Terziu.