Situata e emigrantëve në kufirin greko-turk është përkeqësuar sërish.
Mëngjesin e kësaj të hëne forcat greke janë përleshur sërish me emigrantët.
Gjatë përleshjeve është përdorur nga policia gaz lotësjellës dhe tymuese.
Ndërkohë nga ana tjetër e kufirit, ushtria turke ka rritur prezencën e saj.
Përsa i përket të lënduarve, nuk ka ende raportime.
Turqia njoftoi më 28 shkurt, se do të lejonte refugjatët e luftës, që të kalonin drejt Greqisë.
Ankaraja zyrtare kishte deklaruar edhe më herët, që nuk mund të përballojë më fluksin në rritje të refugjatëve, për shkak të luftës në veriperëndim të Sirisë.