Skip to content
Rajoni

Përshkallëzohet situata në kufirin greko-turk, policia përdor gaz lotësjellës

· 1 min lexim

Situata e emigrantëve në kufirin greko-turk është përkeqësuar sërish.

Mëngjesin e kësaj të hëne forcat greke janë përleshur sërish me emigrantët.

Gjatë përleshjeve është përdorur nga policia gaz lotësjellës dhe tymuese.

Ndërkohë nga ana tjetër e kufirit, ushtria turke ka rritur prezencën e saj.

Përsa i përket të lënduarve, nuk ka ende raportime.

Turqia njoftoi më 28 shkurt, se do të lejonte refugjatët e luftës, që të kalonin drejt Greqisë.

Ankaraja zyrtare kishte deklaruar edhe më herët, që nuk mund të përballojë më fluksin në rritje të refugjatëve, për shkak të luftës në veriperëndim të Sirisë.