Skip to content
Të Gjitha

Reshjet shkaktojnë probleme në Elbasan, disa lagje të qytetit nën ujë

· 1 min lexim

Reshjet masive të ujit kanë krijuar një situatë problematike në qytetin e Elbasanit.

Në këtë qytet reshjet nuk kanë pushuar prej 24 orësh.

Pamjet e “Balkanweb” tregojnë përmbytjet në vendin e quajtur “N.Sh.U”, në lagjen nr.2 dhe në ish-kombinatin metalurgjik.

Disa objekte dhe banesa që ndodhen në këto zona po rrezikojnë përmbytjen.

Agjencia e Shërbimeve Publike në Elbasan po punon për normalizimin e situatës.

Mësohet se probleme me reshjet ka pasur edhe në disa zona të Bashkisë Cërrik.