Gjykata e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për dosjen “Bajri”, duke e rikthyer sërish SPAK.
Pak kohë më parë, prokurorët Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili, shpallën moskompetencë, duke e deleguar dosjen në Gjykatën e Shkodrës.
Kjo e fundit i ka kërkuar SPAK që të rrëzojë akuzat për grup kriminal, ose në të kundërt çështja të hetohet dhe më pas të dërgohet në Gjykatën Speciale.
Të pandehurit e kësaj dosjeje janë Behar Bajri, Enver Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Samet Halluni, Ismet Idrizi, Sirjan Alija, Jorida Murati, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikaj.
Akuzat që rëndojnë mbi anëtarët e këtij grupi janë “Vrasje me paramendim”, “Kanosje me qëllim tjetërsim pasurie”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.
Grupi “Bajri” u godit në kuadër të operacionit “Oaz”, më 21 shtator të 2018-ës.
Njëri prej anëtarëve të grupit, Safet Bajri, u përmend edhe nga mediat belge, për faktin se ishte dënuar me 22 vite burg në Belgjikë dhe fshihej në Shqipëri.
Safet Bajri u cilësua si “i forti i Shkodrës”, ndërsa qytet u quajt një Palermo e kontrolluar nga 5 familje mafioze.
Bajrajt kishin punësuar si infermiere në spitalin e Shkodrës Jorida Muratin, ndërsa kjo e fundit merrte rregullisht rrogën, pa shkuar asnjë ditë në punë.