Skip to content
Rajoni

Theu lejen e burgut 17 vite më parë, përfundon arratia për shqiptarin në Greqi

· 1 min lexim

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke.

Ai ishte arratisur 17 vite më parë nga burgu i Koridalos.

Sipas mediave greke, 48-vjeçari u kap pas një kontrolli policor në Sagiada.

Mësohet se shqiptari kishte shkelur lejen e burgut më 22 shkurt të vitit 2003.

Ai ishte dënuar me 7 vite burg për shpërndarje lëndësh narkotike.